Më 23 shkurt fillojnë negociatat e Sirisë në Gjenevë
Sipas zyrtarëve të OKB, negociatat për paqe në Siri do të rifillojnë në fund të muajt shkurt në qytetin Gjenevë.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se zyra e Stefan Demistura, përfaqësuesi special i OKB për çështjet e Sirisë, të hënën ka lëshuar një deklaratë me të cilën ka bërë të ditur se përfaqësuesit e Qeverisë së Damaskut dhe të grupeve opozitare të armatosura më 2 shkurt, do të shkojnë në Gjenevë për të zhvilluar "bisedime përgatitëse" me këtë funksionar të lartë të OKB. Negociatat e Gjenevës për paqe në Siri do të fillojnë më 23 shkurt. Më parë ishte vendosur që këto negociata të zhvillohen më 8 shkurt, mirëpo për shkak që grupet opozitare të kenë më shumë kohë për koordinim, këto bisedime janë shtyrë për datë 23 shkurt. Demistura javën e kaluara kishte paralajmëruar grupet opozitare të qeverisë së presidentit sirian Bashar Asad, në rast se brenda kohës së caktuar nuk do të arrijnë të caktojnë një delegacion përfaqësues, atëherë vet ai do të zgjedhë delegacionin përfaqësues dhe do ta ftojë atë për të marrë pjesë në këto negociata. Zyra e Stefan Demistura, përfaqësuesi special i OKB për çështjet e Sirisë ka njoftuar për rifillimin e negociatave për paqe në Siri në kohën kur grupi opozitar Komiteti i Lartë për Negociata, të dielën ka prezantuar një delegacion të përbërë nga 21 anëtarë, për të marrë në bisedimet për paqe në Siri. Vlen të theksohet se të dy palët e përfshira në konflikt muajin e kaluar kanë zhvilluar negociata jo të drejtpërdrejta, por këto negociata nuk treguan ndonjë rezultat. Negociatat e Astanasë janë zhvilluar me ndërmjetësimin e Iranit, Rusisë dhe të Turqisë.