Shtyhen negociatat e Astanasë
Raundi i tretë i bisedimeve për paqe në Siri që ishte parashikuar të nisë ditën e mërkurë, është shtyrë për në datë 16 shkurt për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitarëve të armatosur.
Negociatat e Astanasë kushtuar paqes në Siri organizohen me iniciativën e Iranit, Rusisë dhe Turqisë. Raundi parë i këtyre negociatave u mbajt më 23 dhe 24 janar në Astana dhe për herë të parë përfaqësuesit e opozitës dhe të qeverisë siriane janë vendosur për të diskutuar direkt me njëri-tjetrin. Respektimi dhe vazhdimi i armëpushimit, përballja me terrorizmin, vazhdimi i bashkëbisedimit mes palëve siriane ishin temat kryesore të trajtuara në takimin e Astanasë. Më herët burimet të afërta në takimin e bisedimeve të paqes për Sirinë në Astana njoftuan organizimin e takimit të grupit të përbashkët të punës mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë dhe me përfaqësuesin e OKB në Astana të Kazakistanit. Takimi i grupit të punës kushtuar çështjes së Sirisë me përfaqësuesin e OKB dhe të Jordanisë u mbajt në Astana. Përgjegjësia e këtij grupi është që të monitorojë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Siri dhe përshpejtimin e veprimeve preventuese për të parandaluar çdo shkelje të armëpushimit si dhe për tu dhënë garanci qeverisë dhe opozitarëve në çështjen e dërgimit të ndihmave humanitare.