Rusia: Jemeni po përballet me katastrofë njerëzore që kërkon zgjidhje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45034-rusia_jemeni_po_përballet_me_katastrofë_njerëzore_që_kërkon_zgjidhje
Zv/ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se Jemeni po përballet me një katastrofë njerëzore për të cilën duhet gjetur një zgjidhje menjëherë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 15, 2017 04:33 Europe/Tirane
  • Rusia: Jemeni po përballet me katastrofë njerëzore që kërkon zgjidhje

Zv/ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se Jemeni po përballet me një katastrofë njerëzore për të cilën duhet gjetur një zgjidhje menjëherë.

Genadi Gatilov zv/ministër i jashtëm i Rusisë dënoi qëndrimet e dyfishta të perëndimit në çështjet humane dhe njerëzore dhe tha se këto vende sa i përket Sirisë parashtrojnë çështjet humane dhe njerëzore ndërkohë që ata heshtin kundrejt situatës dhe gjendjes kritike në Jemen. Zv/ministri i jashtëm i Rusisë rikujton një deklaratë të OKB e cila ka kërkuar dërgimin e ndihmave humanitare urgjente për të plotësuar nevojat e domosdoshme të mbi 10 milionë njerëzve në Jemen. Zyra e OKB për çështje humanitare në Jemen ka deklaruar se të paktën 10.3 milionë njerëz janë dëmtuar nga lufta në Jemen dhe për të mbijetuar këtë krizë kanë nevojë urgjente për ndihma ushqimore dhe për shërbime mjekësore dhe për ujë të pijshëm. Sipas këtij burimi, rreth 3.3 milionë njerëz duke përshirë 2.1. milionë fëmijë po vuajnë nga kequshqyerja, ndërsa 2 milionë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë mbi 11 mijë civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar.