Publikohet dokumenti sekret i CIA-s për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45070-publikohet_dokumenti_sekret_i_cia_s_për_sirinë
Publikimi i disa dokumenteve sekrete të CIA-s dëshmon se Amerika që prej shumë vitesh ka komplotuar për rrëzimin e pushtetit në Siri
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 15, 2017 15:57 Europe/Tirane
  • Publikohet dokumenti sekret i CIA-s për Sirinë

Publikimi i disa dokumenteve sekrete të CIA-s dëshmon se Amerika që prej shumë vitesh ka komplotuar për rrëzimin e pushtetit në Siri

. Një dokument prej 24 faqesh i përpiluar në vitin 1986 me titull “Siria, skenari për ndryshime të thella politike”, bën të ditur se administrata e ish presidentit Ronald Reagan ka diskutuar skenarë të ndryshëm për rrëzimin e pushtetit në Siri dhe në bashkëpunim me disa vende perëndimore, arabe dhe me Izraelin, ka zhvilluar një luftë të fshehtë kundër qeverisë së ish presidentit sirian Hafez Asad. Ky dokument është përpiluar nga e ashtuquajtura “Qendër e destabilizimit dhe përmbysjes së huaj” nën kujdesin e drejtorit të çështjeve ndërkombëtare të CIA-s. Të dhënat e këtij dokumenti përputhen me disa nga zhvillimet aktuale në Siri dhe vërtetojnë dokumentet e publikuara më parë nga sajti Wikileaks.