Vriten 10 civilë jemenas nga sulmet e avionëve luftarakë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45166-vriten_10_civilë_jemenas_nga_sulmet_e_avionëve_luftarakë_sauditë
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjatë sulmeve të tyre në Sana, kryeqytetin e Jemenit, kanë vrarë 10 civilë jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 17, 2017 04:01 Europe/Tirane
  • Vriten 10 civilë jemenas nga sulmet e avionëve luftarakë sauditë

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjatë sulmeve të tyre në Sana, kryeqytetin e Jemenit, kanë vrarë 10 civilë jemenas.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite të enjten kanë bombarduar vendbanimin civilë Ahrab në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe përveç 10 civilëve të vrarë, kanë plagosur me dhjetëra persona të tjerë. 9 persona prej të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Me dhjetëra qytetarë jemenas ishin duke marrë pjesë në ceremoninë mortore të një viktimës së sulmeve ajrore të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite të shkaktuara ditën e mërkurë në një zonë në veri të Sanas, kur avionët luftarakë sauditë kanë bombarduar ata. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.