Forcat jemenase sulmojnë me raketë pozicionet e mercenarëve sauditë
Forcat jemenase kanë sulmuar me raketë "Zilzal-2" bazën e forcave mercenare saudite në perëndim të provincës Meareb.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se njësiti i artilerisë së ushtrisë dhe komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit të shtunën kanë sulmuar me një raketë "Zilzal-2" bazën e forcave mercenare saudite në rajonin Xhebel Salab në pjesën perëndimore të provincës Meareb në qendër të Jemenit. Si rezultat i këtij sulmi raketor janë vrarë disa mercenarë saudit dhe janë plagosur shumë të tjerë. Forcat jemenase gjithashtu kanë shkatërruar një autoblind të forcave mercenare saudite në rajonin Kehbub në provincën Lahexh në jug të Jemenit dhe kanë vrarë disa mercenarë sauditë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.