UNICEF: Sulmi kundër fëmijëve në Jemen është krim
Granet Berçard, zv/drejtorja e UNICEF, deklaroi se sulmi ndaj shtëpive, shkollave dhe spitaleve të Jemenit, është një krim i hapur dhe i pafalshëm.
Agjencia e lajmeve Saba njoftoi se Granet Berçard, zv/drejtorja e UNICEF me anë të një deklarate, ka thënë se sulmet ajrore të Arabisë Saudite dhe koalicionit arab kundër tubimit të njerëzve gjatë një ceremonie mortore në qytetin Arhab në provincën Sana të Jemenit, kanë qenë shumë tragjike. Ekipi i UNICEF ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka pa nga afër krimet që ka kryer Arabia Saudite kundër fëmijëve jemenas. Gjatë këtij sulmi disa fëmijë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur shumë rëndë. Fëmijët jemenas dhe familjet e tyre po paguajnë një çmim shumë të lartë gjatë luftës dy vjeçare në Jemen sepse gjatë kësaj lufte janë vrarë mbi 1500 fëmijë jemenas dje mijëra të tjerë kanë mbetur me të meta të mëdha fizike. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.