Vazhdon me sukses ofensiva në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45420-vazhdon_me_sukses_ofensiva_në_mosul
Forcat irakiane thanë se kanë rimarrë 15 fshatra në perëndim të Mosulit, të cilat kanë qenë nën kontrollin e grupit terrorist ISIS.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 20, 2017 20:40 Europe/Tirane
  • Vazhdon me sukses ofensiva në Mosul

Forcat irakiane thanë se kanë rimarrë 15 fshatra në perëndim të Mosulit, të cilat kanë qenë nën kontrollin e grupit terrorist ISIS.

Ofensiva për të çliruar qytetin me rëndësi strategjike, mbështetet me sulme ajrore nga forcat ajrore irakiane. Faza e re e operacionit u shpall të dielën nga kryeministri i Irakut, Heidar Abadi. “Forcat tona kanë nisur çlirimin e qytetarëve nga terrori i Daesh-it”, tha Abadi, duke përdorur akronimin arab për Shtetin Islamik. Ai u bëri thirrje forcave ushtarake që të respektojnë të drejtat e njeriut. Pjesa lindore e qytetit është çliruar muajin e kaluar, pas luftimeve të rënda. Ushtarët irakianë avancuan sot drejt aeroportit të Mosulit, porse u përballen me rezistencë të militantëve. Korrespondentët thonë se terroristët po përdorin pajisje të mëdha shpërthyese për të ngadalësuar hovin e ushtrisë. Forcat qeveritare, megjithatë, kanë rimarrë një stacion të energjisë elektrike dhe kanë vrarë disa terroristë, përfshirë snajperistë.