Rrëzohet një dron i ISIS në Siri
Ushtria e Sirisë ka rrëzuar një dron të grupit terrorist ISIS në provincën Dejr El-Zur në lindje të Sirisë.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se forcat e ushtrisë siriane gjatë një operacioni me mbështetje ajrore, kanë rrëzuar një dron të grupit terrorist ISIS dhe kanë vrarë me dhjetëra terrorist të ISIS në Dejr El-Zur. Ushtria e Sirisë gjithashtu ka sulmuar pozicionet dhe automjetet e ISIS në rajonin Al-Mekabir në pjesën jugore të Dejr El-Zur dhe ka vrarë dhe plagosur me dhjetëra terrorist të ISIS. Forcat e ushtrisë siriane kanë sulmuar gjithashtu edhe pozicionet e terroristëve të ISIS në lindje të qytetit Salamije ku përveçse kanë shkatërruar dy tanke të terroristëve, kanë shkatërruar edhe një depo të armëve dhe municionit të terroristëve të ISIS. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të ISIS.