Populli jemenas proteston përpara zyrës së OKB
Populli i Jemenit për herë të 61-të gjatë dy viteve të kaluara ka protestuar përpara zyrës së OKB në Sana dhe ka kërkuar ndërprerjen e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se banorët e provincave Sana dhe Taiz të Jemenit të martën me anë të një deklarate, kanë dënuar sulmin e Arabisë Saudite dhe të mercenarëve të saj në Bab Al-Mandab dhe Dhebab dhe në portin Mekha në jug të Jemenit ku si pasojë 50 mijë qytetarë jemenas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Protestuesit jemenas përpara zyrës së OKB kanë dërguar mesazhin e jemenasve për KS të OKB dhe për organizatat e tjera ndërkombëtare ku kanë kërkuar ndërprerjen e të gjitha sulmeve të forcave agresore kundër Jemenit dhe kanë kërkuar gjithashtu heqjen e bllokadës ndaj këtij vendi dhe dërgimin e ndihmave humanitare.