Ushtria jemenase shkatërron një bazë ushtarake të regjimit Al Saud
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45502-ushtria_jemenase_shkatërron_një_bazë_ushtarake_të_regjimit_al_saud
Ushtria e Jemenit duke përdorur raketat e tipit Zelzal-3 ka goditur dhe shkatërruar një bazë ushtarake të regjimit Al Saud të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2017 15:16 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase shkatërron një bazë ushtarake të regjimit Al Saud

Ushtria e Jemenit duke përdorur raketat e tipit Zelzal-3 ka goditur dhe shkatërruar një bazë ushtarake të regjimit Al Saud të Arabisë Saudite.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira sipas të cilës forcat e ushtrisë dhe komitetet  popullore të Jemenit kanë lëshuar raketa të tipit Zelzal-3 kundër bazës Mastahadith në jug të rajonit Xhizan duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në njerëz për këtë bazë. Një ditë më parë ushtria jemenase ka sulmuar me raketa edhe bazat Urgan, Dekhal dhe Dafine po në jug të Arabisë Saudite. Forcat jemenase ditën e martë kanë qëlluar me katjusha bastionin e forcave saudite në bregun Mekha të provincës Taiz në jugperëndim të Jemenit. Ndërkohë Arabia Saudite ka vazhduar me krimet e saj kundër Jemenit duke bombarduar rajonin Shaab të provincës Hexha në veriperëndim të Jemenit ku për pasojë 2 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën. Nga agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit deri tani kanë humbur jetën 38 mijë civilë jemenas dhe janë plagosur shumë të tjerë ndërkohë që me miliona mes tyre shumë gra dhe fëmijë janë detyruar të shpërngulen.