Kreu i klerikëve të Palestinës: Palestina nuk do të tërhiqet
(last modified Wed, 22 Feb 2017 05:48:39 GMT )
Shkurt 22, 2017 06:48 Europe/Tirane
  • Kreu i klerikëve të Palestinës: Palestina nuk do të tërhiqet

Kreu i klerikëve të Palestinës deklaroi se Palestina nuk do të heqë dorë kurrë nga atdheu dhe territori i saj.

Sheik Husein Muhamed Kasem, i pranishëm në koherencën e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës palestineze që zhvillon punimet në Teheran tha se populli palestinez gjithmonë është përballur me sjelljet dhe torturat më të rënda. Populli palestinez ka duruar torturat dhe vështirësitë më të rënda mirëpo ky popull vazhdon të qëndrojë dhe mbrojë tokën e tij si një mal i palëkundshëm. Armiku i Palestinës është një armik i dhunshëm që nuk ka për objektiv vetëm Palestinën, por të gjithë rajonin. Konferenca e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës së Kodsit ka nisur punimet dje në Teheran me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 80 vendeve të botës.

Tags