Amerika ndihmon ISIS në perëndim të Mosulit
Dëshmitarët okular në rajonin Tel Afar në perëndim të Mosulit i cili ndodhet nën pushtimin e terroristëve të ISIS, kanë theksuar se Amerika po ndihmon terroristët e ISIS në këtë rajon.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se dëshmitarët okularë në rrethinën e qytetit Tel Afar të mërkurën kanë vërejtur hedhjen e disa pakove dhe zbritjen e gjashtë personave me parashutë nga një avion amerikan në këtë rajon që mbahet akoma i pushtuar nga terroristët e ISIS. Ndërkohë edhe forcat irakiane në zonat e luftës shumë herë kanë theksuar se forcat amerikane po ndihmojnë terroristët e ISIS nga ajri. Sipas këtij burimi, amerikanët po mundohen të transferojnë krerët e ISIS nga zonat e rrethuara në zona më të sigurta. Vlen të theksohet se operacionet për çlirimin e qytetit Tel Afar kanë filluar të mërkurën në mëngjes. Qyteti Tel Afar dy muaj më parë është rrethuar nga forcat vullnetare popullore të Irakut dhe deri më tani përpjekjet e terroristëve për tu larguar nga ky qytetet kanë dështuar.