Amnesty International paralajmëron shtimin e kufizimeve në Bahrejn
Organizata Amnesty International ka paralajmëruar Bahrejnin për shkak të kufizimit të lirive civile dhe heqjen e nënshtetësisë për 80 shtetas të këtij vendi.
Në deklaratën e lëshuar prej kësaj organizate thuhet se autoritetet e Bahrejnit kanë shtuar kufizimet ndaj lirisë së shprehjes, formimit të partive dhe organizimit të tubimeve paqësore, ka ndaluar organizimin e tubimeve dhe manifestimeve paqësore, u ka hequr të drejtat shumë aktivistëve të të drejtave të njeriut duke i ndaluar ata që të largohen nga vendi, ka arrestuar shumë aktivistë si dhe ka hequr shtetësinë për mbi 80 shtetas të Bahrejnit. Në raportin e kësaj organizate për vitin 2016 thuhet: Kjo organizatë ka marrë informacione të reja mbi torturimin, keqtrajtimin dhe dënimin e padrejtë të njerëzve në Bahrejn, si dhe diskriminim e gjerë ndaj femrave. Edhe pse janë dhënë shumë raporte mbi torturat, dhunën dhe keqtrajtimin që u bëhet civilëve në Bahrejn nga forcat e sigurimit të këtij vendi, mirëpo autoritetet bahrejnase vazhdojnë të mos dënojnë forcat e sigurisë. Përgjatë vitit 2016 autoritetet e Bahrejnit nuk kanë lejuar organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si Amnesty International që të vizitojnë këtë vend.