Ushtria siriane vazhdon avancimet në jug të Dejr Al-Zur
Forcat e ushtrisë së Sirisë dhe të rezistencës të vendosura në jug të Dejr El-Zur kanë çliruar lartësitë strategjike "23" në jug të Dejr El-Zur.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat siriane me mbështetjen e forcave të rezistencës në vazhdim të operacioneve të tyre për thyerjen e rrethimit të aeroportit të Dejr El-Zur dhe spastrimit të rajoneve për rreth, kanë kryer operacione të gjera kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në lartësitë strategjike "23" dhe kanë çliruar tërësisht këtë rajon. Kjo është një prej zonave më të rëndësishme në pjesën jugore të Dejr El-Zur. Burimet informative nga frontet e luftës kanë njoftuar se gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të ISIS.