Shkatërrohen disa makina ushtarake të terroristëve në kufirin Irak-Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45606-shkatërrohen_disa_makina_ushtarake_të_terroristëve_në_kufirin_irak_siri
Forcat ajrore të Irakut kanë shkatërruar 9 makina ushtarake të terroristëve të ISIS që po përpiqeshin ët largoheshin nga Iraku në drejtim të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2017 16:06 Europe/Tirane
  • Shkatërrohen disa makina ushtarake të terroristëve në kufirin Irak-Siri

Forcat ajrore të Irakut kanë shkatërruar 9 makina ushtarake të terroristëve të ISIS që po përpiqeshin ët largoheshin nga Iraku në drejtim të Sirisë.

Burime ushtarake irakiane bëjnë të ditur se avionët irakianë sulmuan një autokolonë të terroristëve të ISIS, të cilët po përpiqeshin të kalonin nga Mosuli drejt territorit sirian, duke shkatërruar të gjitha makinat ushtarake të terroristëve dhe duke vrarë të gjithë terroristët që ndodheshin në të. Ndërkohë, forcat popullore irakiane kanë arritur të çlirojnë kodrat Ateshane në jugperëndim të Mosulit, duke vrarë dhjetëra terroristë të ISIS në kuadër të operacionit për çlirimin e rajoneve perëndimore të Mosulit. Sot njësitë e ushtrisë irakiane kanë marrë plotësisht nën kontroll aeroportin ndërkombëtar të Mosulit, duke arritur një sukses të rëndësishëm ushtarak. Ko fitore e madhe e forcave irakiane u përshëndet nga presidenti irakian Fuad Masum dhe nga kryeministri Heidar Ebadi.