Gjenevë: Bisedimet e paqes në Siri
Shkurt 23, 2017 19:37 Europe/Tirane
Sot në Gjenevë të Zvicrës filloi raundi i ri i bisedimeve të paqes në Siri.
Sipas Press TV, delegacioni i qeverisë siriane në këto bisedime kryesohet nga Bashar Al Xhaferi, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, ndërsa delegacioni i opozitarëve sirianë kryesohet nga Naser Al Hariri. Ndërkohë, i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë z Stefan Di Mistrua është takuar sot në Gjenevë me delegacionin e Rusisë, ku ka diskutuar në lidhje me përpjekjet që po bëhen për zgjidhjen politike të krizës siriane. Në këtë takim Stefan Di Mistura tha se OKB përkrah vetëm rrugëzgjidhjen politike të krizës siriane si dhe çdo përpjekje për realizimin e këtij qëllimi të rëndësishëm.
Tags