Siria dhe Turqia në prag të konfrontimit direkt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45636-siria_dhe_turqia_në_prag_të_konfrontimit_direkt
Ministri sirian i pajtimit kombëtar deklaroi se “prania e forcave turke në territorin sirian është shkelje e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Sirisë dhe ekziston mundësia e konfrontimit direkt ushtarak mes dy vendeve”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2017 17:21 Europe/Tirane
  • Siria dhe Turqia në prag të konfrontimit direkt

Ministri sirian i pajtimit kombëtar deklaroi se “prania e forcave turke në territorin sirian është shkelje e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Sirisë dhe ekziston mundësia e konfrontimit direkt ushtarak mes dy vendeve”.

Ali Heidar, ministër sirian i pajtimit kombëtar, në një interviste me agjencinë e lajmeve Sputnik, theksoi:” Qëndrimi i qeverisë siriane ndaj pranisë së forcave tuke në Siri nuk ka ndryshuar. Damasku do të përpiqet për rrugëzgjidhje politike të kësaj cështjeje për të evituar konfrontimin ushtarak me Turqinë, por nëse trupat turke nuk largohen nga territori sirian, nuk ka rrugë tjetër përvec konfrontimit ushtarak mes Sirisë dhe Turqisë”. “Turqia po përpiqet ta imponojë praninë e saj ushtarake në territorin e Sirisë me pretekstin e luftës kundër terrorizmit, në një kohë që Ankaraja ka qenë dhe është përkrahësja kryesore e grupeve terroriste në Siri si ISIS dhe Al Nusra”-shtoi ministri sirian i pajtimit kombëtar duke theksuar se qeveria e Damaskut nuk do të tolerojë praninë e forcave turke në Siri.