Ministria e Jashtme e Irakut i përgjigjet Turqisë
Ministria e Jashtme e Irakut ka reaguar në mënyrë zyrtare ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm të Turqisë i cili ka pretenduar se Irani po bënë përpjekje për përhapjen e shiizmit në Irak dhe ka deklaruar se këto deklarata tregojnë pikëpamjet shkurtëpamëse sektariste dhe janë irracionale.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ahmed Xhamal, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Irakut, ka theksuar se ajo çfarë ka thënë ministri i punëve të jashtëm të Turqisë në lidhje me Iranin, është e pa pranueshme. Ai ka shtuar se deklarata të tilla reflektojnë pikëpamjet e shkurtëpamësisë sektrariste në lidhje me luftën e Irakut kundër terrorizmit, gjë që ka shkaktuar mosmarrëveshje rajonale dhe ndërkombëtare.