Vazhdojnë sulmet saudite në Jemen
Gjashtë qytetarë jemenas në mesin e tyre dhe disa gra dhe fëmijë janë vrarë gjatë sulmeve saudite në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se avionët luftarakë të regjimit Al Saud të enjten kanë bombarduar rajone të ndryshme në provincën Taiz dhe kanë kanë vrarë dhe plagosur disa qytetarë jemenas. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite sulmuar bazën Khalid në rajonin Muvaza dhe disa zona në rajonin Al-Mekha dhe Dhubab. Avionët luftarakë sauditë gjatë këtyre sulmeve kanë bombarduar edhe një automjet civilë në rajonin Al-Zur në provincën Sa'de në veri të Jemenit dhe kanë vrarë një fëmijë dhe kanë plagosur 9 persona të tjerë. Njëkohësisht me këto sulme saudite, forcat jemenase kanë sulmuar me artileri bazën ushtarake "Rexhla" në provincën Nexhran në jug të Arabisë Saudite.