Vriten disa forca mercenare saudite në jug të Arabisë Saudite
Shkurt 24, 2017 15:01 Europe/Tirane
Ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar qendrën komanduese ushtarake të Arabisë Saudite në rajonin Asir në jug të këtij vendi dhe kanë vrarë disa trupa të forcave mercenare saudite.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se ushtria dhe forcat e komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit të enjten kanë sulmuar bazën ushtarake Al-Mesjal në Naxhran në jug të Arabisë Saudite. Ndërkohë forcat jemenase kanë vrarë edhe katër mercenarë sauditë në rajonin Nihem në veri të provincës Sana. Forcat jemenase kanë asgjësuar edhe përpjekjet e forcave saudite dhe mercenarëve të tyre që tentonin të avancojnë drejtë pozicioneve të ushtrisë jemenase në korridorin Alab në Asir.
Tags