Forcat e regjimit sionist sulmojnë përsëri rripin e Gazës
Forcat e artilerisë së rëndë të regjimit sionist kanë sulmuar rajonin Bejt Hanon në verilindje të Gazës.
Agjencia palestineze e lajmeve Vafa njofton se sulmi nuk ka shkaktuar dëme materiale por vetëm ka ngjallur tmerr dhe frikë tek banorët e zonës. Në të njëjtën kohë forcat e regjimit sionist kanë plagosur një të ri 16 vjeçar në afërsi të kampit Megazi në rripin e Gazës. Forcat sioniste pasi kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin e Jusef Adisi ministër i vakëfeve në Palestinë, atë e kanë liruar në pikën kufitare Kalkiluje. Ndërkohë në qytetin Khalil banorët e këtij qyteti janë ngritur në protesta kundër regjimit sionist me rastin e 23 vjetorit të masakrës së kryer nga sionistët më 25 shkurt të vitit 1994 ndaj myslimanëve në xhaminë Ibrahimi. Në atë sulm u vranë 29 palestinezë dhe u plagosën 150 të tjerë.