Ushtria e Turqisë sulmon me artileri kufirin verior të Irakut
(last modified Sat, 25 Feb 2017 06:10:03 GMT )
Shkurt 25, 2017 07:10 Europe/Tirane
  • Ushtria e Turqisë sulmon me artileri kufirin verior të Irakut

Ushtria e Turqisë të premten përsëri ka sulmuar pjesën veriore të Irakut duke përdorur artilerinë e rëndë dhe ka shkaktuara frikë tek popullata civile e këtij rajoni.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ushtria e Turqisë në këtë sulm artilerik, ka bombarduar një fshat të vogël në rajonin Kani Masi në veri të provincës Dehuk të Irakut. Të enjten e kaluar gjithashtu avionët luftarakë të Turqisë kanë bombarduar lartësitë e rajonit Kandil në veri të provincës Arbil të Irakut. Sulmet ajrore dhe artilerike të ushtrisë së Turqisë në rajonet kufitare të Irakut kanë rifilluara që nga koha e shkeljes së marrëveshjes për armëpushim mes Ankarasë dhe PKK në verën e vitit 2014, të cilat kryesisht janë përqendruar në rajonet malore në veri të Irakut në të cilat ushtria e Turqisë supozon se strehohen pjesëtarët e grupit PKK.