25 civilë të vrarë gjatë sulmeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit
Shkurt 25, 2017 03:44 Europe/Tirane
Burimet jemenase kanë bërë të ditur se gjatë sulmeve të Arabisë Saudite ditën e premte në rajone të ndryshme të Jemenit, janë vrarë 25 civilë jemenas dhe janë plagosur 4 të tjerë.
Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.
Tags