Martirizohen tre palestinezë në Rafa
Gjatë një bombardimi të ushtrisë egjiptiane në një nga tunelet tregtare në qytetin kufitar Rafa, 3 qytetarë palestinezë janë martirizuar dhe 5 të tjerë janë plagosur.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve, Ministria e brendshme e Palestinës sot ka njoftuar se janë gjetur trupat e 3 të rinjve palestinezë të cilët mbrëmë (e premte) në një shpërthim në tunelin tregtar të kufirin me Gazën janë martirizuar, janë transferuar në spital. Ushtria egjiptiane të premten në mbrëmje në kohën kur punëtorët palestinezët kishin për qëllim ndërtimin e këtij tuneli, e kanë bombarduar atë, ku përpos martirizimit të 3 palestinezëve, 5 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e përhapjes së gazit kimik dhe janë dërguar në spital. Në 10 vitet e fundit, d.m.th. që nga rrethimi i të gjitha anëve të Rripit të Gazës, palestinezët janë të detyruar të hapin tunele për sjelljen e ushqimit në Gaza. Kjo është në kohën kur Egjipti me krijimin e rajoneve në kufirin me Gazën, ka zbuluar dhe shkatërruar tunelet nëntokësore.