Prezantohen dronët sulmues të Jemenit
Në një ceremoni të zhvilluar sot në kryeqytetin e Jemenit Sana dhe në prani të kryetarit të Këshillit të lartë politik të Jemenit, u prezantuan katër dronë të rinj të prodhuar nga specialistët jemenas.
Siç njofton kanali televiziv Press TV, këta dronë janë të aftë të identifikojnë dhe shkatërrojnë objekte ajrore dhe tokësore. Saleh Samad, kryetar i Këshillit të lartë politik të Jemenit, në këtë ceremoni deklaroi se agresorët megjithëse kanë shfrytëzuar të gjitha armatimet dhe pajisjet më moderne si dhe propagandën e gjerë të mediave, nuk kanë mundur të thyejnë shpirtin e rezistencës së popullit jemenas dhe vullnetin e këtij populli për tu mbrojtur përballë agresorëve. Ai shtoi se përmirësimi i aftësive të raketave balistike të Jemenit është bërë shkak që sistemi antiraketor Patriot që Amerika ika dhënë Arabisë Saudite, të jetë joefikas përballë raketave të Jemenit.