Shkatërrohen dy dronë spiunë sauditë në kufi me Jemenin
Shkurt 26, 2017 16:24 Europe/Tirane
Agjencia e lajmeve Saba.net bëri të ditur se dy dronë spiunë të Arabisë Saudite janë shkatërruar sot nga forcat jemenase në rajonin Xhazan në kufirin mes Arabisë Saudite dhe Jemenit.
Sipas këtij burimi, dronët janë rrëzuar nga forcat anti-ajrore të ushtrisë së Jemenit. Që prej fillimit të agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, disa dronë spiunë të Arabisë Saudite janë rrëzuar nga forcat e ushtrisë jemenase. Nga ana tjetër mësohet se avionët agresorë të Arabisë Saudite kanë sulmuar sot pesë herë bazën Al Khaled në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Tags