Shkatërrohen dy dronë spiunë sauditë në kufi me Jemenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45876-shkatërrohen_dy_dronë_spiunë_sauditë_në_kufi_me_jemenin
Agjencia e lajmeve Saba.net bëri të ditur se dy dronë spiunë të Arabisë Saudite janë shkatërruar sot nga forcat jemenase në rajonin Xhazan në kufirin mes Arabisë Saudite dhe Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2017 16:24 Europe/Tirane
  • Shkatërrohen dy dronë spiunë sauditë në kufi me Jemenin

Agjencia e lajmeve Saba.net bëri të ditur se dy dronë spiunë të Arabisë Saudite janë shkatërruar sot nga forcat jemenase në rajonin Xhazan në kufirin mes Arabisë Saudite dhe Jemenit.

Sipas këtij burimi, dronët janë rrëzuar nga forcat anti-ajrore të ushtrisë së Jemenit. Që prej fillimit të agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, disa dronë spiunë të Arabisë Saudite janë rrëzuar nga forcat e ushtrisë jemenase. Nga ana tjetër mësohet se avionët agresorë të Arabisë Saudite kanë sulmuar sot pesë herë bazën Al Khaled në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.