Mijëra sionistë protestojnë kundër punishtes për prodhimin e amoniakut
Shkurt 27, 2017 07:44 Europe/Tirane
Me mijëra sionistë kanë dalë në protesta përballë gjykatës së rajonit Haifa me kërkesën për mbylljen e punishtes depozituese të amoniakut.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Press Tv sipas të cilës, protesta përballë gjykatës së Haifa ka zgjatur 3 orë me radhë. Vlen të theksohet se qendra për depozitimin e amoniakut ka një fuqi shkatërrimi 5 herë më të madhe se sa bomba atomike e lëshuar në Hiroshima. Më herët gjykata e rajonit Haifa i kishte dhënë afat kompanisë Haifa Group që deri më 25 shkurt të largojë lëndën e rrezikshme nga depot e saj. Në depon rajonit Haifa ekziston 12 mijë ton gaz helmues dhe vdekjeprurës amoniak, që është i mjaftueshëm për vdekjen e 600 mijë personave.
Tags