Shtyhet përsëri gjykimi i sheik Isa Kasem në Bahrejn
Regjimi Al Khalifa nga frika e reagimeve politike, ka shtyrë edhe një herë procesin gjyqësor kundër sheik Isa Kasem një prej klerikëve të lartë të Bahrejnit.
Gjykata e varur nga regjimi Al Khalifa, edhe një herë sot ka shqyrtuar në mungesë dosjen e sheik Isa Kasem dhe gjyqin e tij e ka shtyrë për në datë 14 Mars. Regjimi Al Khalifa në qershor të vitit 2016 ka hequr shtetësinë për Isa Kasem dhe që nga ajo kohë e deri tani ai mbahet në arrest shtëpiak në rajonin Deraz të Manamasë, ku dhe zhvillohen protesta kundër regjimit Al Khalifa. Regjimi Al Khalifa e akuzon sheik Kasemin për shërbime në interesa të të huajve dhe për përhapjen e përçarjeve dhe dhunës në vend. Bahrejni prej 14 shkurtit 2011 përballet me protesta popullore për liri, demokraci dhe drejtësi. Këtyre protestave regjimi Al Khalifa u është përgjigjur me përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe duke arrestuar krerët e lëvizjeve popullore.