Forcat jemenase i përgjigjen krimeve të sauditëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45922-forcat_jemenase_i_përgjigjen_krimeve_të_sauditëve
Burimet informative të Jemenit kanë njoftuar për vrasjen e një ushtari tjetër saudit nga snajperistët e Jemenit dhe shkatërrimin e pozicioneve të Arabisë Saudite në Nexhran dhe Xhizan në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 27, 2017 11:20 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase i përgjigjen krimeve të sauditëve

Burimet informative të Jemenit kanë njoftuar për vrasjen e një ushtari tjetër saudit nga snajperistët e Jemenit dhe shkatërrimin e pozicioneve të Arabisë Saudite në Nexhran dhe Xhizan në jug të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se snajperistët e ushtrisë dhe të forcave të rezistencës popullore të Jemenit të hënën në përgjigje ndaj krimeve të Arabisë Saudite, kanë vrarë një ushtar saudit në rajonin Asir në jug të Arabisë Saudite. Njëkohësisht me këtë, njësia e raketave të ushtrisë dhe forcave të rezistencës popullore të Jemenit kanë shkatërruar disa pozicione të ushtrisë saudite në Nexhran dhe Xhizan së bashku me pajisjet ushtarake. Njësiti i artilerisë së forcave jemenase gjithashtu ka sulmuar edhe qendrat e forcave mercenare saudite në bazën Al-Xhabane dhe në disa zona të tjera në provincën Xhizan.