Ushtria siriane avancon në veri të Damaskut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45942-ushtria_siriane_avancon_në_veri_të_damaskut
Ushtria siriane ka avancuar sot në dy drejtime në verilindje dhe veriperëndim të provincës Damask dhe pas luftimeve të ashpra me grupet e armatosura, kanë arritur të marrin kontrollin e rajonit Kabun.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 27, 2017 16:25 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane avancon në veri të Damaskut

Ushtria siriane ka avancuar sot në dy drejtime në verilindje dhe veriperëndim të provincës Damask dhe pas luftimeve të ashpra me grupet e armatosura, kanë arritur të marrin kontrollin e rajonit Kabun.

Forcat e ushtrisë siriane të përkrahura artileria e rëndë dhe aviacioni sirian, gjatë këtij operacioni kanë vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë. Ky operacion i ushtrisë siriane u krye pasi skadoi ultimatumi i ushtrisë siriane për grupet e armatosura që kontrollonin rajonin Kabun në veri të Damaskut. Nga ana tjetër, rupi i quajtur Ushtria çlirimtare e Sirisë që përkrahet nga Turqia, në një deklaratë bëri të ditur se forcat e këtij grupi janë përleshur me forcat e ushtrisë sirian në afërsi të rajonit Tadef, në jug të qytetit Al Bab. Kjo është hera e dytë që forcat e ushtrisë siriane përleshjen me terroristët e UCS në afërsi të Al Babit. Aktualisht rajoni Tadef kontrollohet nga ushtria siriane, e cila ka deklaruar se nuk do të lejojë që terroristët e UCS dhe të ISIS të marrin kontrollin e qytetit Al Bab në veri të Alepos.