OKB paralajmëron për rrezikun e krizës në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45966-okb_paralajmëron_për_rrezikun_e_krizës_në_jemen
Drejtori i sektorit për operacioneve humanitare të OKB i cili së fund ka zhvilluar një vizitë në Jemen, të hënën ka paralajmëruar për rrezikun e ndodhjes së një krize të gjerë në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 28, 2017 03:55 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për rrezikun e krizës në Jemen

Drejtori i sektorit për operacioneve humanitare të OKB i cili së fund ka zhvilluar një vizitë në Jemen, të hënën ka paralajmëruar për rrezikun e ndodhjes së një krize të gjerë në këtë vend.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Stefan Ubrain ka deklaroi: "Bashkësia Ndërkombëtare nëse nuk do të përshpejtojë procesin e sigurimin e shpenzimeve për zbatimin e programit të ndihmave humanitare në Jemen, atëherë do të përballemi me rrezikun e një krize të gjerë në këtë vend. Miliona njerëz në Jemen kanë nevojë për ndihma urgjente dhe aktualisht 7 milionë njerëz në Jemen nuk e dinë se si do ta sigurojnë pjesën tjetër të ushqimit ditor. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.