Mbrojtja e të drejtave të njeriut sipas stilit të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46038-mbrojtja_e_të_drejtave_të_njeriut_sipas_stilit_të_arabisë_saudite
Përfaqësuesi i Arabisë Saudite në mbledhjen e Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut  në Gjenevë ka bërë përpjekje për të paraqesë pozitiv imazhin e gjendjes së të drejtave të njeriut në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 01, 2017 03:59 Europe/Tirane
  • Mbrojtja e të drejtave të njeriut sipas stilit të Arabisë Saudite

Përfaqësuesi i Arabisë Saudite në mbledhjen e Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut  në Gjenevë ka bërë përpjekje për të paraqesë pozitiv imazhin e gjendjes së të drejtave të njeriut në këtë vend.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Bandar bin Muhamed Al-Ajban, përfaqësuesi i Arabisë Saudite, të martën në takimin e 34-të të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, deklaroi se Arabia Saudite do të hartojë një kod të ri penal për të luftuar abuzimin e pushtetit dhe për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve. Bandar bin Muhamed Al-Ajban shtoi: "Arabia Saudite do të vazhdojë përpjekjet për të mbrojtjen e të drejtave të njeriut në bazë të parimeve të Sheriatit Islamik. Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Arabisë Saudite vepron nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të mbretit sipas një plani të perspektivës deri në vitin 2030, për përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut dhe respektimin e tyre. Arabia Saudite do të vazhdojë edhe luftën kundër terrorizmit sipas standardeve ndërkombëtare dhe përpjekjet për të ruajtur dinjitetin njerëzor. Është shumë me rëndësi që të caktohet një përkufizim i qartë ndërkombëtar në lidhje me terrorizmit me qëllim që të forcohen përpjekjet për të luftuar këtë fenomen",- shtoi ndër të tjera Bandar bin Muhamed Al-Ajban.