Dështon komploti i Perëndimit kundër Sirisë në KS të OKB
Rusia dhe Kina kanë bllokuar një tjetër rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që synonte të ndëshkonte qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike.
Vetoja ruse dhe kineze ka pasur jehonë të gjerë në mediat botërore. Vetoja ruse ndaj rezolutës, në votimin e panelit prej 15 anëtarësh, ishte edhe përplasja e parë publike në Këshillin e Sigurimit mes Kremlinit dhe administratës Trump. Vota tregoi edhe njëherë përçarjen e thellë mes Uashingtonit dhe Moskës, pavarësisht premtimeve të Trumpit për të përmirësuar marrëdhëniet. Rezultati i votimit ishte 9 pro dhe 3 kundër, përfshi këtu Rusinë dhe Kinën, që të dyja anëtare të përhershme të këshillit me të drejtë vetoje, si dhe Bolivia, një vend anëtar jo i përhershëm. Ndërkohë, tri vende të tjera jo të përhershme, si Egjipti, Etiopia dhe Kazakistani, abstenuan. Projekt-rezoluta për sanksionimin e funksionarëve siriane që akuzohen se kanë përdorur armë kimike në Siri ishte përgatitur nga Britania e Madhe, SHBA-të dhe Franca. Shtetet perëndimore i formuluan këto akuza në një kohë kur disa kohë më parë, drejtori i Organizatës për ndalimin e armëve kimike, kishte deklaruar se terroristët në Siri kanë përdorur mbi 20 herë armët kimike kundër forcave siriane dhe popullsisë civile. Edhe Qendra Amerikane e Studimeve (IHS) ka raportuar se që prej vitit 2014, terroristët e ISIS kanë përdorur armë kimike 71 herë në Siri dhe në Irak. Terroristët në kuadër të komploteve të shteteve perëndimore dhe të disa shteteve arabe, përdorin sistematikisht armë kimike me qëllim që për këtë veprim të akuzohet qeveria siriane për tu dhënë pretekst perëndimorëve të vendosin sanksione të reja ndaj Sirisë. Ndërkohë, Siria është pajtuar të shkatërrojë armët e saj kimike në vitin 2013, në bazë të një marrëveshjeje të negociuar midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe qeveria e Sirisë ka mohuar se ka kryer sulme kimike. Është mëse e qartë se disa shtete nuk dëshirojnë zgjidhjen e krizës në Siri dhe vendosjen e paqes në këtë vend, prandaj përpiqen që me mjete të ndryshme të shtojnë presionet ndaj qeverisë së Damaskut, e cila është në vijën e parë të frontit të luftës kundër terrorizmit. Por këto përpjekje morën një tjetër goditje në KS të OKB. Kjo ishte hera e shtatë që Rusia i vë veto rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur qeverinë siriane përballë komploteve të përkrahësve të terrorizmit. Kina po ashtu u kanë vënë veto gjashtë rezolutave të tilla, prejse ka nisur lufta në Siri në vitin 2011.