Forcat jemenas sulmojnë bazat e mercenarëve sauditë
Forcat jemenas të mërkurën në mbrëmje kanë sulmuar qendrat e forcave mercenare saudite në rajone të ndryshme të këtij vendi. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se njësitet e artilerisë së ushtrisë dhe të forcave të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar qendrën e forcave mercenare saudite në rajonin Sile Naxhran.
Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar edhe forcat e ushtrisë saudite në rajonin Tebe Ramilije në provincën Naxhran dhe kanë vrarë dhe kanë plagosur me dhjetëra ushtarë sauditë. Në rajonin Asir të Arabisë Saudite, gjithashtu forcat jemenase kanë sulmuar me predha bazat e ushtrisë saudite në Kalatë Shejbani. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.