Ministri i Jashtëm irakian paralajmëron Turqinë
Ministri i Jashtëm i Irakut paralajmëroi Turqinë që të mos investojë për terroristët, sepse terrorizmi do t’a prekë edhe Turqinë.
Agjencia e lajmeve IRNA bën të ditur se Ibrahim Xhaferi, ministër i jashtëm i Irakut, në një intervistë për mediat siriane në Gjenevë deklaroi: ”Shtetet e botës duhet të kenë prioritet luftën kundër terrorizmit, sepse asnjë vend nuk është i imunizuar përballë këtij fenomeni të shëmtuar e të rrezikshëm”. Shefi i diplomacisë irakiane tha se Iraku do të ndihmojë Sirinë në luftën kundër terrorizmit, sepse nëse dëmtohet Siria, dëmtohet edhe Iraku. Ai akuzoi Turqinë dhe disa vende arabe të rajonit se kanë ndihmuar dhe përkrahur grupet terroriste dhe shtoi se rreziku i terrorizmit do të kanosë edhe këto vende.