Ushtria siriane: Palmira u çlirua nga pushtimi i ISIS
Ushtria siriane me anë të një komunikate deklaroi se qytetit antik Palmira është çliruar plotësisht nga pushtimi i terroristëve të ISIS dhe terroristët janë larguar nga ky qytet dhe nga rrethinat e tij, duke lënë pas qindra të vrarë e të plagosur.
Në komunikatën e ushtrisë siriane thuhet se rimarrja e Palmirës u realizua me përkrahjen e forcave ajrore të Rusisë dhe me ndihmën e aleatëve të ushtrisë siriane, ndërsa aktualisht njësitë e xhenjos të ushtrisë siriane janë duke çaktivizuar bombat dhe minat e vendosura nga terroristët. Nga ana e tij ministri i mbrojtjes i Rusisë Viktor Shojgu e informoi zyrtarisht presidentin rus Vladimir Putin për çlirimin e plotë të qytetit Palmira nga zgjedha e terroristëve.