Neutralizohet sulmi i ISIS në Samara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46162-neutralizohet_sulmi_i_isis_në_samara
Burime informative nga Iraku bëjnë të ditur se një shpërthim ndodhi sot në një treg në jug të Bagdadit, duke shkaktuar një të vrarë e disa të plagosur, ndërsa terroristët e ISIS janë detyruar të tërhiqen nga disa zona në veri të qytetit Samara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 02, 2017 16:36 Europe/Tirane
  • Neutralizohet sulmi i ISIS në Samara

Burime informative nga Iraku bëjnë të ditur se një shpërthim ndodhi sot në një treg në jug të Bagdadit, duke shkaktuar një të vrarë e disa të plagosur, ndërsa terroristët e ISIS janë detyruar të tërhiqen nga disa zona në veri të qytetit Samara.

Policia e Irakut bëri të ditur se një civil irakian u vra dhe 12 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur sot në rajonin Sadr Al Vasfije, në Bagdad, dhe përgjegjësinë për këtë sulm terrorist e mori grupi ISIS. Nga ana tjetër, qindra terroristë të ISIS kanë kryer sot një sulm kundër forcave popullore Hashd Al Shaabi në rajonin Abu Khadu, në veri të qytetit Samara dhe pas dy orë luftimesh, terroristët e ISIS janë detyruar të tërhiqen duke lënë pas dhjetëra të vrarë e të plagosur, ndërsa 9 makina ushtarake të terroristëve janë shkatërruar nga forcat vullnetare irakiane.