Protesta në jug të Gazës në mbështetje ndaj të burgosurve palestinezë
Palestinezët janë mbledhur në qytetin Rafah në jug të Gazës dhe kanë protestuar në mbështetje të të burgosurve palestinezë që po mbahen në burgjet e regjimit sionist.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se burimet lokale kanë deklaruar se palestinezët e Rripit të Gazës në protestat e ditës së enjte kanë protestuar në mbështetje të të burgosurve palestinezë dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre nga burgjet e regjimit sionist dhe kanë hedhur slogane për dënimin e krimeve të regjimit sionist. Junes Al-Astal, një prej liderëve të Rezistencës Islamike Palestineze, para protestuesve ka thënë se Rezistenca e Palestinës gjatë agresionit të fundit ushtarak të regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës, ka arritur të kap disa ushtarakë të regjimit sionist. Al-Astal shtoi se regjimi sionist për të liruar ushtarakët e tij, nuk ka rrugë tjetër përveçse të nënshkruajë kontratë të re me Hamasin për shkëmbimin e të burgosurve. Në këtë protestë është theksuar se rezistenca në forma të ndryshme është e vetmja rrugë për të luftuar kundër politikës okupatore të regjimit sionist.