Statistikat e OKB për viktimat e civilëve irakianë
Misioni humanitar i OKB në Irak përmes publikimit të statistikave të viktimave nga dhuna dhe aktet terroriste në Irak gjatë muajit shkurt, ka njoftuar se 392 civilë janë vrarë dhe 613 të tjerë janë plagosur.
Sipas këtij misioni, numri i viktimave civile në muajin shkurt është ulur në krahasim me muajin janar që ka qenë 403 persona. Sipas IRIB, Jan Kubis, përfaqësuesi special i OKB dhe shef i Misionit humanitar të OKB në Irak, si pasojë e dhunës së grupit terrorist ISIS, janë viktimizuar një numër i madh i civilëve irakianë. Kubis ka vlerësuar operacionet e ushtrisë dhe forcave të sigurisë irakiane kundër terroristëve dhe sipas tij, si rezultat i sukseseve të këtyre forcave, numri i viktimave civile në Irak është ulur.