Çlirohet një rajon tjetër në perëndim të Mosulit
Mars 03, 2017 19:10 Europe/Tirane
Forcat irakiane në vazhdën e përballjes me terroristët e ISIS në provincën Ninva, kanë çliruar nga pushtimi i ISIS rajonin Vadi Hoxher në brigjet perëndimore të qytetit Mosul.
Abdul Amir Rashid Jarullah, komandant i operacioneve për çlirimin e provincës Ninva (deri të Irakut), sot në një deklaratë ka thënë: Forcat luftëtare kundër terrorizmit në Irak kanë arritur me sukses të çlirojnë rajonin Vadi Hoxher që ishte i pushtuar nga terroristët e ISIS. Ditët e fundit është çliruar edhe rajonin Al Kefaet në perëndim të Mosulit, ku është ngritur flamuri irakian në të gjitha ndërtesat e këtij rajoni.