Sirianët protestojnë kundër pranisë së forcave turke në Siri
Pas pushtimit të disa rajoneve të territorit të Sirisë nga ushtria turke, populli i provincës Edlib në veri të Sirisë ka organizuar këto protesta në kufi me Turqinë duke kërkuar largimin e forcave turke nga territori sirian.
Kohët e fundit disa rajone të Sirisë përfshi edhe qytetin Al Bab janë pushtuar nga ushtria turke dhe grupet terroriste që përkrahen nga Turqia. Me pretekstin e luftës kundër terrorizmit, Turqia ka nisur që prej 24 gushtit 2016 operacionin e quajtur "Mburoja e Eufratit" për të përkrahur grupet terroriste që luftojnë kundër qeverisë dhe ushtrisë siriane. Ndërkohë në vazhdim të këtij komploti, Turqia deklaroi se do të dërgojë focat e saj në qytetin Manbixh në afërsi të qytetit Al Bab për të larguar forcat kurde siriane nga ky qytet dhe për të evituar hyrjen e forcave turke në Manbixh, paramilitarët kurdë ia dorëzuan këtë qytet ushtrisë Siriane.