Anulohet vizita e mbretit saudit në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46446-anulohet_vizita_e_mbretit_saudit_në_liban
Mbreti i Arabisë Saudite ka anuluar vizitën e tij në Bejrut për shkak të qëndrimeve të presidentit libanez Mishel Aun ndaj Hezbullahut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2017 18:01 Europe/Tirane
  • Anulohet vizita e mbretit saudit në Liban

Mbreti i Arabisë Saudite ka anuluar vizitën e tij në Bejrut për shkak të qëndrimeve të presidentit libanez Mishel Aun ndaj Hezbullahut.

Sipas gazetës libaneze Al Nahar, në kuadër të ndihmave saudite ndaj qeverisë së Libanit dhe inkurajimit të këtij vendi për ruajtjen e angazhimeve ndaj vendeve arabe, mbreti Selman i Arabisë Saudite kishte në plan që gjatë muajit mars të vizitonte Libanin dhe t’i jepte ndihma të mëdha ekonomike dhe financiare qeverisëlibaneze , por kjo vizitë u anulua nga mbreti Selman për shkak të qëndrimeve të preidentit libanez ndaj Hezbullahut të Libanit. Arabia Saudite është e mendimit se Mishel Aun i ka dhënë një lloj legjitimiteti Hezbullahut, sepse armët e Hezbullahut i ka cilësuar të domosdoshme dhe plotësuese të ushtrisë së Libanit në mbrojtjen e sigurisë së vendit. Kohët e fundit, presidenti libanez, Mishel Aun, në një intervistë me BBC ka theksuar se armët e Hezbullahut janë të domosdoshme për mbrojtjen e Libanit përballë agresioneve të Izraelit dhe të grupeve terroriste takfiriste si dhe ka përkrahur praninë e forcave të Hezbullahut në Siri për t’u përballur me grupet terroriste.