Vazhdojnë sulmet terroriste në rajone të ndryshme të Sirisë
Nga sulmet e grupit terrorist Fronti Nusra në rajonet Hamah dhe Homs në perëndim dhe në Damask në jug të Sirisë 3 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur.
Burimet informative njoftojnë se terroristët kanë sulmuar me predha shtëpitë e banimit ku për pasojë kanë humbur jetën disa civilë mes tyre edhe fëmijë. Nga Damasku policia bëri të ditur s enjë grup terrorist në rajonin Gute Lindor ka lëshuar 10 predha në drejtim të shtëpive të banimit. Grupi terrorist Fronti Nusra ka sulmuar me raketa dhe predha edhe fshatin Kafernan në veri të Homsit duke plagosur një civil sirian. Nga ana tjetër ushtria siriane është konfrontuar me elementë të ISIS në zonën naftore Xhezal në perëndim të qytetit Palmira. Më herët ushtria dhe mbështetësit e saj kanë arritur të çlirojnë një fushë gazi që kontrollohej nga ISIS.