Jemenasit sulmojnë disa baza të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46508-jemenasit_sulmojnë_disa_baza_të_arabisë_saudite
Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar disa baza të Arabisë Saudite në kufirin mes Jemenit dhe këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 07, 2017 16:51 Europe/Tirane
  • Jemenasit sulmojnë disa baza të Arabisë Saudite

Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar disa baza të Arabisë Saudite në kufirin mes Jemenit dhe këtij vendi.

Kanali televiziv Masira njoftoi se nga sulmet e ushtrisë së Jemenit kundër bazave të sauditëve në rajonet Asir, Nexhran dhe Xhizan në jug të Arabisë Saudite me dhjetëra ushtarakë sauditë janë vrarë dhe plagosur. Në bazën Nwxhran ushtria e Jemenit ka shkatërruar disa pajisje ushtarake të Arabisë Saudite dhe ka vrarë të paktën 3 mercenarë sauditë. Ushtria e Jemenit gjithashtu ka vrarë 2 ushtarakë sauditë në bazën Xhizan dhe ka goditur bazën tjetër Alieb në rajonin Asir. Mediat jemenase njoftuan një tjetër sulm të ushtrisë jemenase në zonën 9 të provincës Sana, kryeqytet i Jemenit ku kanë mbetur të vrarë shumë mercenarë të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi.