Vritet xhelati i ISIS në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46528-vritet_xhelati_i_isis_në_siri
Ushtria siriane në kuadër të avancimeve të saj në periferive veriore të Alepos ka vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS dhe ka çliruar disa zona që mbaheshin të kontrolluara prej terroristëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 08, 2017 04:41 Europe/Tirane
  • Vritet xhelati i ISIS në Siri

Ushtria siriane në kuadër të avancimeve të saj në periferive veriore të Alepos ka vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS dhe ka çliruar disa zona që mbaheshin të kontrolluara prej terroristëve.

Sipas një njoftimi të agjencisë Afkar News, ushtria siriane ka arritur të çlirojë 7 fshatra dhe qyteza nga kthetrat e terroristëve të ISIS. Në këtë operacion të ushtrisë siriane janë vrarë 300 terroristë me shtetësi të ndryshme mes tyre Khalef Husein xhelati apo përgjegjësi i ISIS për ekzekutimin e njerëzve me vdekje si dhe Abu Abida Australia një prej krerëve të grupit terrorist Ensar. Përveç kësaj mësohet se me dhjetëra terroristë të ISIS janë vrarë gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore me topa të ushtrisë siriane në periferi të rajonit Dejrul Zur.