Siria përpiqet të vendosë përfundimisht armëpushimin në vend
Mars 09, 2017 12:39 Europe/Tirane
Prefekti i qytetit Homs në perëndim të Sirisë vuri në dukje se qëllimi i takimit mes përfaqësuesve të shtetit dhe opozitarëve në këtë qytet është vendosja e armëpushimit përfundimtar dhe largimi i personave të armatosur nga qyteti.
Talal Bezazi, tha se në këtë mes qeveria siriane kërkon më shumë garanci nga ana e Rusisë e cila është përgjegjëse për vendosjen e armëpushimit. Bezazi shtoi se në takim marrin pjesë përfaqësues të Rusisë, përfaqësues të qeverisë siriane dhe të grupeve të armatosura që ndodhen në rajonin Uar të qytetit Homs. Vlen të theksohet se më 25 shkurt një sulm i kryer ndaj qendrës së policisë në qytetin Homs, mori jetën e 42 personave dhe plagosi me dhjetëra të tjerë.
Tags