Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit
Nga sulmet më të fundit të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite kundër Jemenit, 16 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur.Sulmi ka ndodhur në qytetin Khuna pjesë e provincës Hadida në perëndim të Jemenit.
Fluturimet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite mbi hapësirën e këtij qyteti ka ndaluar banorët që të mbledhin kufomat dhe tu vijnë në ndihmë personave të plagosur. Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe vendet arabe dhe perëndimore, prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe bllokimin total të këtij vendi nga toka, ajri dhe deti me pretekstin e rikthimit në pushtet të Abdarabuh Mansur Hadi, presidenti i vetë dorëhequr i Jemenit. Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite kundër Jemenit deri më tani nuk ka dhënë rezultat por ka lënë të vrarë 11 mijë jemenas dhe plagosur me dhjetëra mijëra të tjerë dhe ka detyruar me miliona jemenas të shpërngulen nga shtëpitë e tyre për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës së Jemenit.