Mosuli në fazën finale të përfundimit të luftës
Kryeministri i Irakut e cilësoi plotësisht të suksesshëm operacionin për çlirimin e Mosulit dhe shtoi se terroristët e ISIS kanë vetëm dy rrugë, ose të dorëzohen ose të vriten.
Heidar Ebadi në një intervistë me gazetën gjermane Bild, deklaroi se lufta në Mosul do të përfundojë së shpejti dhe grupi terrorist ISIS do të zhduket krejtësisht nga forcat irakiane. Ndër të tjera, i pyetur nga gazeta gjermane nëse irakianët me banim në Gjermani mund të kthehen në Irak, kryeministri Ebadi u përgjigj: Po, ky është një program të cilin po përpiqemi t’a realizojmë, sepse rikthimi i tyre në Irak është në favor të zhvillimit të Irakut dhe qeveria e Bagdadit nuk dëshiron që shtetasit irakianë të kërkojnë azil në Gjermani. I pyetur a është e aftë qeveria irakiane për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Mosul, Ebadi tha se qeveria e Bagdadit pasi të zhduk terrorizmin nga i gjithë territori irakian, do të vendos sovranitetin e saj mbi të gjitha fshatrat dhe qytetet që më parë janë kontrolluar nga terroristët dhe nuk do të tolerojnë asnjë lëvizje përçarëse apo separatiste.